Dhjetë persona, të arrestuar gjatë megaoperacionit kundër lëndëve narkotike në Vlorë, u lanë në burg sot nga Gjykata e Vlorës.
Masa “arrest me burg” u dha për shtetasit Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muca, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu dhe Jurgen Breshani. Ata do të njihen me masën e sigurisë.
Ndaj tyre rëndon akuza “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Por, në seancë asnjëri nuk e ka pranuar akuzën. Avokati Edmon Dema thotë se “të ndaluarit pranuan se janë vetëm konsumator të lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, nesër është masa e sigurisë së 18 të ndaluarve të tjerë që ndodhen në paraburgim.
Aksioni i shtrirë në të gjithë qarkun e Vlorës prej disa javësh ka vënë në pranga 87 persona.
Top Channel