Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 10 nga 69 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti-drogë “Tempulli”. Ata u sollën në gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie.

Eduart Ahmeti

 Idlir Omeri

Bebeto Basha

Julian Shabani

 Klajdi Muca

 Ari Myrtaj

Lisandro Murati

Gerand Nebiu

Jurgen Breshani

Arient Dapaj

Sakaq edhe gjykata e Korçës le në burg një pjesë të të arrestuarve të cilët janë njohur me masën e vendosur më parë me vendim të gjykatës. Konkretisht ata janë :

Xhoni Alo

Edison Foto

Evis Qani

Fatjon Bedulla

Eduart Najtellari

Vasjan Ristollari

Nikolla Stamulli

Fatjon Xhambazi

Theodhoraq Thoma

Musolin Ymeri.

Prokuroria kërkoi vazhdimin e masës së sigurimit më karakter shtrëngues “arrest në burg” ndërsa u pranua nga gjykata.

Megaoperacioni “Tempulli” vuri në pranga 233 persona në të gjithë vendin ndërsa 82 të tjerë u shpallën në kërkim. Me arrestimet u shkatërruan 23 grupe kriminale që shpërndanin drogë nëpër shkolla dhe lokale.

Pas Tiranës, Vlora ishte qyteti i dytë që kishte edhe numrim më të madh të arrestimeve.

Previous articleU arrestuan gjatë megaoperacionit kundër lëndëve narkotike në Vlorë, lihen në burg 10 persona
Next articleAsgjësohen 10 920 bimë kanabis në Velipojë, pezullohen nga detyra 4 punonjës policie