Katër personat e arrestuar të premten për trafikim të lëndëve narkotike në Mykonos, mes të cilëve edhe kreu i bandës me origjinë shqiptare kanë mohuar akuzat e ngritura nga grupi hetimor.
Ata thanë se nuk kanë asnjë lidhje me trafikimin e lëndës narkotike duke shtuar se substancat e kapura nga policia i kishin përgatitur për përdorim vetjak.
Avokati i dy prej të akuzuarve deklaroi gjatë dyerve të gjykatës se kanë besim te drejtësia për gjykimin e çështjes në mënyrë të paanshme.
Shefi i grupit kriminal sipas mediave greke ishte një shqiptar i skeduar për disa ngjarje kriminale duke filluar nga grabitje, tentativë vrasje, arratisje nga spitali i burgut duke hapur zjarr në drejtim të policisë, armëmbajtje, drogë dhe vepra të tjera penale.
Sipas mediave greke ata shpërndanin lëndë narkotike në ishullin e të pasurve, Mykonos. Grupi ishte ndjekur prej disa muajsh me dron.