Ish komandanti serb boshnjak Ratko Mlladiç ka humbur apelin me të cilin kërkonte përmbysjen e dënimit të tij për gjenocid dhe krime lufte.

Pesë gjyqtarë dhanë vendimin të martën në gjykatën penale ndërkombëtare të mbështetur nga OKB në Hagë.

Mlladiç, 79 vjeç, njihet si “Kasapi i Bosnjes” për organizimin e mizorive të tilla si masakra e Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës gjatë Luftës së Bosnjës nga 1992 deri në 1995.

Ai po apelonte dënimin e tij dhënë në vitin 2017 dhe dënimin e përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish shefi ushtarak u shpall më parë fajtor për gjenocidin e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenica në 1995 – masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai u dënua gjithashtu për persekutim, shfarosje, vrasje dhe terror, por u lirua nga një akuzë e dytë për gjenocid lidhur me fushatat për të përzënë jo-serbët nga qytetet e Bosnjës në vitet e para të luftës.

Të vejat dhe nënat e viktimave në Srebrenica u mblodhën jashtë gjykatës përpara gjykimit.”Sot është një ditë historike për ne nënat,” tha udhëheqësja e Nënave të Srebrenicës Munira Subasic.

“Sot, më në fund, ne po presim gjykimin për kasapin më të madh të Ballkanit. Ai bëri gjenocid në të gjitha territoret që ishin nën kontrollin e tij. Ai shkatërroi gjithçka që nuk i përkiste serbëve.