Home AKTUALITET U bë ‘shoshë’ me breshëri plumbash për motive të dobëta, del foto...

U bë ‘shoshë’ me breshëri plumbash për motive të dobëta, del foto e 25-vjeçarit që u vra mesnatën e djeshme në Shkodër

13

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia arriti të arrestonte autorin e ngjarjes së rëndë, 47-vjeçarin Mark Kodra, si dhe u sekuestrua dhe arma me të cilën ai kreu krimin.

Autori mësohet se ka deklaruar përpara hetuesve se e ka kryer krimin pasi 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte duke i sjellë probleme.

“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës.

Gjithashtu ai ka pohur se përpara ekzekutimit 25-vjeçari i ka kaluar me motor përpara banesës duke i shkaktuar zhurmë.

Por mësohet se debati mes tyre ka nisur më përpara, pasi viktima dyshohet ka ngacmuar vajzat e autorit Mark Kodra.

47-vjeçari ka treguar se në momentin që ka dëgjuar motorin e 25-vjeçarit, ka marrë armën automatik kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit të rëndë 47-vjeçari është rifutur në banesë, ku dhe ka pritur i qetë uniformat blu me armën e krimit në dorë.