Luca Loutenbach është tifozi zviceran që mori vëmendjen e të gjithëve gjatë ndeshjes së Zvicrës përballë Francës, një ndeshje plot emocione dhe surpriza. Tifozi bëri gjiron e rrjetit për shkak të gjendjes së tij para dhe pasi mbaroi ndeshja. Por tani tifozi zviceran ka marrë mjaftueshëm famë saqë shumë kompani po i bëjnë dhurata dhe surpriza nga më të ndryshmet. “AirSuiss” i ka premtuar tifozit zviceran një biletë për në çerekfinalen në Shën Petersburg ku Zvicra luan përballë Spanjës.

Por jo vetëm kaq pasi “Redbull” ka marrë përsipër që të furnizojë tifozin me redbulla gjatë gjithë udhëtimit dhe qendrimit në Rusi, ndërsa “SwitzerlandTourism” i ka ofruar pushime në një vend të Bashkimit Europian që Luca mund ta zgjedhë vetë. Edhe përpunuesi i qumështit të Lucernit “Emmi” i ka bërë ofertë tifozit për të qenë imazh i markës. Por Loutenbach mori thirrjen më të pazakontë nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) për të qenë “influencues vaksinash”.