Edhe pse ka pak ditë që ka kryer një operacion shumë të vështirë dhe po e merr veten avash-avash, duket se Adriana Matoshi gjen në çdo moment kohën për të parë miken e saj, Arjola Demiri, brenda “Big Brother VIP”.

Madje së fundmi, deputetja e Kuvendit të Kosovës ka bërë një postim në “Instastory”, ku i del sërish në mbrojtje aktores së njohur.

Pak ditë më parë, Antonela, Donaldi, Beatrix dhe Einxhel janë bërë bashkë duke imituar e duke folur për Arjolën, me të cilën janë përplasur shpesh përgjatë ditëve të fundit.

E pikërisht kjo ka nxitur reagimin e aktores Matoshi. Kjo e fundit ka shkruar në rrjete sociale se këta “vogëlushë” e ndjejnë që Arjola është fituesja dhe kjo i bën t’i kthehen kundër.

“Kur t’bohen vogëlushët bashkë për me fol për Arjolën seç më kap një e keshme. Ja u marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesen. Knaquni dhe pak zemrat e vogla e tani ju ftojmë me festu për Arjolën. Arjola osht fituesja e shumë zemrave të sinqerta dhe e njerëzve të drejtë. Juve ju doli boja me sabah”, ka shkruar Adriana.

“Kur bëhen vogëlushët bashkë...”/ Adriana
Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group