Një histori e dhimbshme është ajo e dy të rinjve të cilët nuk mund të jenë bashkë edhe pse duhen shumë. Në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ të drejtuar nga moderatorja Arbana Osmani do të transmetohet historia e dashurisë e dy të rinjve të cilët nuk mund të jenë bashkë për disa arsye.

Një i ri ka ftuar në emision vajzën të cilën dashuron duke i propozuar për fejesë.

“U del përballë ti të gjithëve nëse unë të thëm po?”, dëgjohet t’i thotë vajza teksa i riu i propozon në studio.

Ndërkohë pas emisionit duket se situata ka agravuar pasi kanë ndërhyrë prindërit e vajzës. Pas kësaj në ambientet e ‘Top Channel’ ka mbërritur edhe policia.

(R.G/Faxweb.al)