Nis në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shqyrtimi çështjes penale për Arber Paplekajn, i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 dite para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit në Elbasan.

Ish-efektivi i repartit RENEA është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të mjekut psikiatër, por ai pretendon se krimin e kreu për vetëmbrojtje.

Në të njëjtin proces me Paplekaj po gjykohen edhe dy ish-nëndrejtorët Policisë së Elbasanit, në sytë e të cilëve ndodhi vrasja, të cilët janë dënuar me 1 vit shërbim prove për shpërdorim, si dhe 6 efektivë të forcave Shqiponja, po ashtu të dënuar me shërbim prove

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 21 prillit 2021, 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.Pjesëtarë të të ashtuquajturës struktura për mbrojtjen e votës e Partisë Demokratike ku bënte pjesë edhe Arbër Paplekaj, ndaloi Mehmet Grecën një të skeduar për drogë që sipas tyre po tentonte të blinte vota në favor të PS-së. Mbështetësit e opozitës njoftuan policinë, ndërsa Greca miqtë e tij të cilët u afruan më shpejtësi për ti dhënë ndihmë. Teksa policia ndodhej në vendin e ngjarjes për të sqaruar situatën, dy grupet u konfliktuan dhe Arbër Papleka nxori armën me leje dhe qëlloi duke lënë të vrarë Xhuvanin, ndërsa u plagosen dhe 4 të tjerë.