Marlini është një nga të mbijetuarit e tërmetit të 26 nëntorit. Ai në atë kohë u dërgua në Itali për një mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të rënda shëndetësore. Së fundmi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka takuar nga afër Marlinin.

Manastirliu shkruan se Marlini nga spitali i Traumës u dërgua në atë të Barit për t’u rikuperuar plotësisht. Ministrja e Shëndetësisë ka vizituar familjen e Marlinit të cilët janë gëzuar me një vajzë.

Postimi i plotë i ministres Manastirliu:

Kur jeta e Marlinit varej në një fije të hollë shprese, për javë të tëra në gjendje kome pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019, kujdesi në Spitalin e Traumës dhe më pas trajtimin që i mundësuam në Spitalin e Barit, i shpëtuan jetën të riut nga Durrësi.

Kënaqësi të ritakohem me Marlinin, që pas rekuperimit të plotë shëndetësor, bashkë me shoqen e tij të jetës Megin, janë gëzuar me Mian e porsalindur E.L/abcnews.al/