Një automjet tip Mercedes Benz ka marrë flakë në autostradën Vlorë – Fier në afërsi te fshatit Novoselë.

Sipas drejtuesit të makinës, në momentin që doli jashtë për të ndërruar gomën, vuri re flakën në pjesën e motorit.

Menjëherë ka njoftuar zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit, i cili dogji pjesën e motorit. Dyshimet e para për flakët janë për një shkëndijë elektrike, megjithatë grupi hetimor po heton për shkaqet e zjarrit.FOTO GALERI1/4

Top Channel