Ervis Martinaj është parë për herë të fundit mbrëmjen e 25 gushtit në një hotel me 5 yje në Durrës, ndërkohë që makina që shoqëronte atë është fiksuar nga kamerat e sigurisë edhe dy ditë të tjerë nëpër qytet dhe më pas është zhdukur.

Më herët eshte raportuar se ishte shoqëruar nga pjestari i Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili kishte bërë në emrin e tij prenotimin e dhomës ku do të qendronte Martinaj. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala tha sot në Euronews, se Martinaj ishte i shoqëruar në atë hotel edhe nga një vajzë, një personazh shumë i njohur publik në Shqipëri. Sipas gazetares, Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kishin një lidhje intime bashkë.

Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja.

Misteri, e gjetën kundërshtarët apo u zhduk vetë?

Në fillim të gushtit ishte xhaxhai i tij dhe nëna që shkuan në komisariatin e Policisë së Kurbinit duke kërkuar nga policia t’i gjenin të afërmin pasi sipas tyre nuk kishin patur kontakt prej disa ditësh. Ata theksuan në polici, sipas dëshmisë së zbardhur nga abcnews.al, se mungesa e kontaktit nga Martinaj ishte konstatuar nga një kushëriri i tyre me banim në Dubai. Ai u kishte thënë se nuk fliste prej disa ditësh me Ervis Martinajn.

Pas këtij denoncimi u shtua edhe më tepër dyshimi mbi fatin e tij si edhe zhvillimet e bujshme në fushën e kriminalitetit. Ky denoncim përkon me periudhën kur në Laç iu bë atentat dy personazheve të tjerë, të njohur si persona të grupit të Martinajt.