Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Stacionit së Policisë Selenicë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Vajzë, Selenicë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin:

V.N., 35 vjeç, banues në fshatin Vajzë, Selenicë, pasi në afërsi të banesës së tij, në ambient të hapur, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

——-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  K. J., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua 1 pajisje elektronike ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Abc