Kampionati Europian vijon sot me ndeshjet më interesante ndoshta deri tani të eventit madhor. Sot do të kemi tre sfida shumë të rëndësishme dhe në fushë zbresin “peshat e rënda” Franca, Spanja, Gjermania e Portugalia.
Pikërisht dita e futbollit europian nis në drekë në orën 15:00 me favoritët e Francës që do të luajnë një sfidë jo të lehtë ndaj Hungarisë përballë 60 mijë tifozëve në “Puskas Arena”.

Skuadra e Deschamps do të kërkojë fitoren për ta mbyllur menjëherë çështjen e kualifikimit ndërsa për vendasit do të jetë një duel për prestigj.
Ndërkohë në orën 18:00 do të vijë dhe kryesfida e Grupit F, Portugali-Gjermani, një ndeshje tepër delikate. Kampionët e Europës në fuqi do të luajnë shanset e tyre ndaj panzerave të cilët vijnë pas humbjes me Francën dhe janë të detyruar të marrin pike.Ronaldo nga ana tjetër me egon e tij do të kërkojë të thyejë të tjera rekorde ndaj dhe sfida premton spektakël të madh.
Në mbrëmje në orën 21:00 do të jetë radha e Spanjës. La Roja zhgënjeu shumë në takimin e parë të Grupit E ndaj Suedisë dhe tani duhet të korrigjojë gabimet në duelin ndaj Polonisë së Lewandowskit. Edhe këta vijnë pas humbjes befasuese me Sllovakinë ndaj dhe ndeshja premton spektakël dhe gola.

Ora tv