Drejtoria Vendore e Policise Elbasan

Policia Rrugore e Elbasanit

-arrestoi në flagrancë shtetasin M. A., 67 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen D. H., 33 vjeçe, duke shkaktuar dëme materiale;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 56 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme në fshatin Katjel, me automjetin që drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 53 vjeç, banues në Prrenjas. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi A. K., dhe 3 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në lagjen “Dyli Haxhire”, me automjetin që drejtonte ka përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Dh. H.. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi Dh. H. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, në motomjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Seksioni për Hetimin e Krimeve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke e ndëshkuar me masë administrative, për shkelje të sinjalistikës rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.