Pasditen e sotme në Fier është gjetur trupi i pajetë i një 42-vjeçari, që sipas policisë rezultonte se ishte larguar nga banesa mbi një muaj më parë, në 26 mars.

Nga këqyrja paraprake e policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi ka pasur shenja litari në fyt. Trupi ishte dekompozuar pasi ka pasur disa ditë aty.

Trupi është i dekompozuar dhe mund të ketë më shumë se dy apo tre javë në këtë vend. Era e keqe ka alarmuar banorët dhe punonjësit që po punojnë për riparimin e një rruge.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po vijon punën për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.