Detaje të reja për  ngjarjen tronditëse tëndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rëmbec të Maliqit.

Mësohet se viktima dhe autori ishin grindur për qenin. Sherri degradoi në përdorimin e thikës dhe Nesti Sotiri, 60 vjeç mbeti i vrarë.

Autori i dyshuar është Velo Hazisllari, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Ky i fundit tashmë i arrestuar nga policia, ndodhet i shtruar në spital.

Për mediet ka folur edhe vëllai i autorit i cili u shpreh i tronditur për ngjarjen.

Ai u shpreh se ngjarjen e mësoi nga mediet.

“Nuk di asgjë, sa e pashë në televizor. Nuk kam forcë dhe kurajë të flas. Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë jetoj në Greqi, sa erdha për pushime, ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, tha Pëllumb Hazisllari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 të 8 gushtit.