Home AKTUALITET U kap duke tentuar të kultivojë kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Kurbin

U kap duke tentuar të kultivojë kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Kurbin

26

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit.

Arrestohet në flagrancë autori i tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në bregun e lumit Mat, Kurbin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 30 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Bregu i lumit Mat”, në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike që plotëson kushtet e armës së ftohtë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.