Shumë prej të arrestuarve gjatë hetimit maxi që çoi në sekuestrimin më të madh të kokainës të kryer ndonjëherë në Itali prej 4.3 tonësh kanë vendosur në rrëfehen.

Ata i kanë dhënë hetuesve pista të reja për hetimin e trafikut të drogës ndërsa kanë dalë në skenë edhe 5 shqiptarët e arrestuar. Ata janë Renato Ulja, Ervin Hardolli, Denis Kaccaj, Altin Lleshaj dhe Moreno Demaj, pjesë e grupit të frikshëm kolumbian “Clan del Golfo”

Të arrestuarit

Vala e arrestimeve nis që nga bosi kolumbian, serbi Miljenovic Milan e deri tek 24 të arrestuarit: Castano Catano Ramon Abel, Lazzarato Adriano (Venecia), Ugo Mascioli (Bari), Sava Gheoerghiev Savov, Bozhidar Bozilov (Bullgari), Ujla Renaqto (Shqipëri), Cirjau Constantin (Moldavi).Ervin Hardolli (Shqipëri), Luca Bellio, Antonio Prudente, Angel Maria Quiroz Martinez, Altin Lleshaj, Denis Kacaj, Moreno Demaj, Giuseppe Giorgi, Francesco Megna, Ernesto Rizzo, Sasa Radivoje Vuckovic (Serbi), Erguen Isik, slloveni Ales Raz Krasovec dhe Matjaz Dorde Kotlaja (Mali i Zi).

Hetimet vazhdojnë

Hetimi, i kryer nga antimafia italiane ndërpreu lumin  e kokainës kolumbiane që vinte nga Amerika e Jugut për Evropë përmes portit të Triestes.

Mbi katër tonë drogë, me 19 dërgesa të kontrolluara. Agjenti i fshehtë i dorëzon 300 kilogramët e parë Castano Ramon Abel (kolumbianit të cilit narkoza Martinez Quiroz dhe Antonio Prudente i kishin besuar operacionet e dorëzimit dhe informacionin mbi “emrat dhe kontaktet e blerësve të grupeve të veçanta të kokainës) në Trieste, shkruajnë mediat italiane. 

Kjo sepse kolumbianët nuk dyshonin për “vendin e sigurt”. Në konfiskimet dhe aktivitetin e rikuperimit të drogës, 135 kilogramë janë “kthyer” ndërsa “150 kilogramët e mbetur nuk janë rikuperuar”.

15 kilogramët ata e kishin lënë të fshehtë si dëmshpërblim dhe më pas ishin ndaluar nga policia.

Serbi i frikshëm

Ndër emrat e të arrestuarve qëndron edhe ai 33-vjeccarit me origjinë serbe Sasha Vuçkoviç. I arrestuar në Zagreb, atij i janë konfiskuar telefonat, një laptop dhe një veturë Skoda, edhe pse në Ballkan ai njihet për publikun për rrëmbimin e djalit të një biznesmeni të njohur në vitin 2010 në Beograd.

Pas rrëmbimit të tij pranë sallës së sportit, komandoja e shtatë personave përgjegjës për rrëmbimin kërkoi një shpërblim prej 150,000 eurosh.

I riu kishte rënë në kurthin e organizuar nga Vuçkoviç së bashku me të dashurën e tij, duke e joshur viktimën në një kurth. Dy bashkëpunëtorët e serbit ishin maskuar si policë dhe kishin rrëmbyer të riun duke e mbajtur peng në një bodrum.