Para disa ditësh fansat e Tayna-s zbuluan se reperja kishte bashkuar forcat për një bashkëpunim me një artist shumë të famshëm. Bëhet fjalë për Azet, një duet që në fakt ishte kërkuar prej kohësh. Menaxheri i Tayna-s, Rinor Hykolli, ishte i pari që konfirmoi duetin në një farë mënyre, pasi ripostoi një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët do bashkonin forcat për një bashkëpunim mes tyre.

Dhe më në fund ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë reperët!

Ditën e sotme, Azet ka postuar në Instagram disa foto me Tayna-n, që duket se janë shkëputur nga videoklipi i këngës së tyre. Tayna shihet e veshur si gjithmonë mjaft seksi, teksa pozon bashkë me Azet pranë një makine të kuqe luksoze. Dhe në fakt për këtë bashkëpunim nuk do t’ju duhet të prisni dhe shumë.

Azet ka zbuluar se kënga do të publikohet ditën e nesërme pak para se të trokasë mesnata. Sa i përket titullit të këngës nuk ka ende asnjë të dhënë.