Janë kapur ditën e sotme në Korçë dy shtetas të shpallur në kërkim nga policia prej datës 10 Gusht. Vëllezërit Dhimitër dhe Mateo Dadushi janë konfliktuar mbrëmjen e datës 10 me një shtetas, për motive të dobëta.

Ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe janë larguar nga vendngjarja.

Ata kanë rënë në gjurmët e policisë dhe janë kapur mbrëmjen e sotme, ndërkohë që pritet të dalin para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se vëllezërit janë kapur në qytetin e Pogradecit, ku dyshohet se janë fshehur prej ditësh.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/ U konfliktuan me një shtetas për motive të dobëta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër, identifikohen 2 vëllezërit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.

Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 8, Korçë, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku ka rezultuar se vëllezërit Dh. D. dhe M. D.,për motive të dobëta ishin konfliktuar me shtetasin F. R. Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar Policinë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, ka rrethuar zonën dhe vijon ndjekjen me qëllim kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.