Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindjes Demokratike, ishte i ftuar në Absolut 4 nga ku u shpreh se ai do të vazhdojë të jetë i angazhuar dhe të mbështesë partinë të cilën ai drejtonte.
Sa i përket dorëheqjes nga drejtimi i partisë, Patozi u shpreh se ky është një gjest të cilin duhet ta bëjë çdo drejtues politik i një force serioze në ato pozita.
“Vazhdoj e mbështes Bindjen pa asnjë dyshim, për dy arsye. E para, kur ne krijuam bindjen demokratike nuk kishim parasysh që ky është një projekt një përdorimësh. Ne kemi vendosur të marrim pjesë sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Së dyti, unë kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bindjes Demokratike jo për shkak se kisha dhënë fjalën, unë fjalën e mbaj gjithmonë, por mendoj se është një gjest që i takon çdo drejtuesi politik i një force serioze. Unë do të vazhdoj angazhimin tim publik sepse nuk i kam shkaktuar asnjë dëm vendit tim dhe nuk kam zhgënjyer asnjëherë njerëzit që kam punuar. Nuk ishte dorëzim”, tha Patozi.