Pasi konfirmoi se u nda me të dashurin e saj prej shumë vitesh, këngëtarin Sean Mendez, muajin e kaluar, Camila Cabello njoftoi fansat se po tërhiqej nga rrjetet sociale për një kohë.

Kantautorja 24-vjeçare dhe ish-anëtare e grupit Fifth Harmony është shumë aktive në Instagram, ku numëron rreth 59 milionë ndjekës.

Në postimet e saj, ajo më së shumti u jep fansave një pasqyrë të përditshmërisë së saj, si dhe promovon projekte të reja, si roli në filmin “Hirushja” ku luajti me Idina Menzel.

Pikërisht në atë postim ajo ka treguar për fansat e saj se si ka vendosur të bëjë një pushim nga rrjetet sociale.

Në Storyn e Instagramit që ka publikuar para disa ditësh, ajo u ka thënë ndjekësve të saj: “Deri në fund të vitit do të bëj një detoks të vogël nga rrjetet sociale, vetëm dua të kaloj pak më pak kohë në telefon këtë fundjavë.”

Me njoftimin e fundit ajo ka shënuar ditëlindjen e nënës së saj Sinuha Estrabao.

Krahas fotos së mamasë, ajo ka shkruar se i ka dhënë “leksione të rëndësishme” në jetë, si “si duket dashuria dhe bujaria”, duke shtuar: “Më mësove mënyrën se si ec dhe lëviz në këtë botë”.

Ndarja nga rrjetet sociale pasoi vetëm një muaj pas ndarjes me të dashurin e saj prej shumë vitesh, këngëtarin Sean Mendez.

Ata e konfirmuan ndarjen me një njoftim të përbashkët.