Pak javë pas daljes nga “Për’puthen”, Andi dhe Jasmina i dhanë fund ldihjes së tyre. E gjitha u duk se nddohi për shkak të xhelozisë nga ana e Jasminës, e cila nuk mund të duronte faktin që Andi të shoqërohej me femra te tjera, sidomos me këngëtaren Diona Fona.

Ndërkohë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, Jasmina tha se marrëdhënia me Andin ishte toksike dhe se nuk e ndjen fare mungesën e tij. Jasmina zbuloi se një pyetje e saj u mor në mënyrë të ashpër nga Andi, i cili zgjodhi të ndërpriste marrëdhënien me “bllok”.

“Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit. Thjesht ashtu e kam tipin.

Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Unë para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar. Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që po më pyete prap për këtë gjë, do të të bëj bllok. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq”, u shpreh Jasmina.