Duket se sherri i bujshëm mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi është shuar. Të dyja palët kanë dhënë sot mesazhe paqeje, duke i dhënë fund një përplasje që shkoi deri në prokurori, me akuza e kërcënime nga të dyja palët.

Ishte fillimisht Luca ai që deklaroi nga Maliqi se e kishte harruar sherrin me Boçin, ndërsa nuk ka vonuar dhe reagimi i këtij të fundit.

“Është deklaratë që e mirëpres. Duhet të shpërndahen mesazhe paqeje në fushata”, ka thënë Boçi, ndërkohë që Luca më herët kishte deklaruar:

Ne jemi mbledhur për këtë punë dhe po për gjëra të tjera që kanë ndodhur jashtëv dëshirës sime dhe jashtë asaj që unë jam. Nuk mundoj që sot në këtë ditë pune të bëhet objekt një gjë që nuk duhej të ndodhte.

Harresa është gjëja më e mrekullueshme që ka bërë Zoti por edhe pendesa, disa njerëz duhet të kenë, që minimalishit duhet të fisnikërohen para opinionit publik. 

Megjithatë kjo vlen për ata njerëz që dalin dhe e dinë çfarë bëjnë. Mua më vjen keq edhe njëherë që ka ndodhur, nuk është Luca dhe nuk besoj se as ai tjetri nuk është pjese e atij aksidenti. 

Faxnews