Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Attiki Odos, me viktimën një polic, i cili po drejtonte makinën e tij të shërbimit në momentin që u përplas me një makinë përpara.Sipas informacioneve të para drejtuesi i makinës ka ndryshuar kurs për të shmangur një qeni që ishte në rrugë.
Punonjësi i policisë është përplasur në pjesën e pasme të mjetit duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme nga një goditje në kokë.
Mega ka regjistruar përpjekjet e furishme të kalimtarëve për të kryer CPR për 45 minuta policin fatkeq, derisa ka ardhur ambulanca e EKAV-it dhe e ka larguar. Autoritetet po hetojnë rastin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik.