I

plagosuri Agron Delishi është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 45 vjeçari u plagos me armë zjarri nga Besnik Sulxhaferri pas një konflikti të çastit.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes i cili është gjetur në vendin ku ndodhi konflikti.

Njoftimi i Plotë:

Dibër/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.