Një finaliste e Miss Universe nga Australia ka vdekur fatkeqësisht në moshën 23-vjeçare.

Miqtë zemërthyer dhe familja e modeles nga Sidney, Sienna Weir, kanë bërë homazhe për “engjëllin” e tyre pas raportimeve se asaj i kishin shkëputur aparatin që e mbante në jetë.

Mësohet se Sienna ishte përfshirë në një aksident në kalërim që ndodhi më 2 prill.

Ajo kishte qenë duke hipur në Windsor Polo Grounds kur kali i saj ra, dhe ajo mbeti me lëndime të rënda para se të dërgohej në gjendje kritike në spitalin Westmead të Sidney-t.

Partneri i shkatërruar i Sienna-s, Tom Bull, tha në Instagram: “Ne u deshëm me një dashuri që ishte më shumë se dashuri”.

Sienna ishte një influencuese e re, e cila ishte një finaliste në New South Wales për Miss Universe Australiane në 2022. Postimi i saj i fundit në Instagram ishte një seri selfie në muajin prill dhe më poshtë janë lënë mesazhe ngushëllimi.