Home AKTUALITET U shua në aksidentin tragjik, i jepet lamtumira e fundit familjes Gushi

U shua në aksidentin tragjik, i jepet lamtumira e fundit familjes Gushi

22

Ditën e djeshme një aksident tragjik shoi një familje shqiptare me 4 anëtarë, e cila kishte emigruar në Greqi për një jetë më të mirë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Kripa” në orën 08:23 dhe aksidenti erdhi si pasojë e goditjes së fortë që automjeti tip Audi, i ka bërë familjes që ndodhej në makinën tip “Toyota”.

Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, me targë AA 107 XX, ku ndodheshin Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Familja ishte duke udhëtuar në autostradën Fier-Vlorë në drejtim të Vlorës, në momentin kur janë goditur nga makina “Audi”, nga mbrapa. Pasi ka goditur me fuqi “Toyota-n”, makina është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike dhe më pas ka dalë nga rruga. Shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit tip “Audi”, që ka shkaktuar aksidentin.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva do të përcillen për në banesën e fundit në Patos. Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 10:00, ndërkohë që shumë familjarë të tyre kanë udhëtuar nga Greqia pas ngjarjes së rëndë.