Home AKTUALITET U tërhoq pas 30 viteve, karriera e Gramoz Ruçit nga mësues në...

U tërhoq pas 30 viteve, karriera e Gramoz Ruçit nga mësues në krye të Kuvendit

25

Tërheqja e Gramoz Ruçit nga politika pas 30 viteve ishte lajmi kryesor i Kongresit socialist që u mbajt pasditen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Por cila ka qenë karriera e socialistit të vjetër në 30 vite dhe që e mbylli me postin e kryetarit të Kuvendit?

Gramoz Ruçi ka lindur në Tepelenë më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi.

Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit. Veprimtarinë politike Ruçi e ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore.

Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme.

Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar organizativ, kryetar i grupit të PS-së deri në 2017. Ai ka mbajtur edhe postin e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Ruçi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tetë legjislatura. Deri në shtator të këtij viti mban postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për t’u larguar më pas nga politika.