Një situatë dramatike kjo për futbollin, teksa shokoi lojtarët e dy skuadrave, familjarët dhe tifozët e pranishëm në stadium. Nuk kanë munguar lotët e tifozëve dhe futbollistëve të pranishëm në stadium dhe jo vetëm.

Lojtari Interit pas disa minutash ku po merrte shërbimin mjekësor nga stafet e dy skuadrave është larguar me barrel tek spitali më i afërt në Danimarkë.

E gjithë kjo situatë jo e këndshme ka krijuar kolaps në rrjetet sociale. Të gjithë të interesuar për të mësuar mbi gjendjen e lojtarit ka bërë që rrjeti social Twitter ka bërë që të bllokohet. Nga kërkimet e shumta mbi lojtarin është bllokuar dhe për disa minuta nuk ka funksionuar.

Ndërkohë e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm po mendon për Eriksen në këto momente. Futbollistë, trajnerë, klube, media e personalitete të botës së futbollit shprehin keqardhjen dhe luten për Eriksen në këto momente