Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Stom-Golem, të Shkodrës.
Dje u vra me shotgun Lulash Qepuri 75-vjeç, teksa njoftimi për ngjarjen është bërë nga vetë djali i viktimës i cili ka telefonuar policinë dhe u ka thënë të shkonin në vendngjarje pasi i kanë vrarë babain.
Autorët kanë hyrë brenda në lokalin e Qepurit dhe kanë qëlluar 10 herë ndaj tij ndërsa me plagë në trup, Qepuri ka qëlluar 16 herë me kallashnikov ndaj autorëve të maskuar të cilët kanë qenë brenda makinës në kohën kur kanë qëlluar me “shotgun” drejt lokalit të 75 vjeçarit
Lulash Qepurihumbi jetën në spital teksa ishte një emër i njohur për drejtësinë.