Pasi u zbulua një varr masiv në Përmet ditën e sotme ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës Presidenti Ilir Meta reagoi përmes një postimi në Facebook duke thënë se çështja do të zbardhet me transparencë të plotë dhe viktimat do të nderohen nga shteti për ekzekutimin e padrejtë.

Postimi i plotë:
U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës.
I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.

Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror. Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë.

fax