U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike, vihet në pranga 39-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër shëndetit, rendit e sigurisë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Erjon Hoxhallari, 39 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje).

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit me disa klientë në lokalin e shtetasit A. B., në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.