Pasditen e sotme, është hedhur shorti i edicionit të 4-të të UEFA Nations League.

Shqipëria ndodhet në Ligën B dhe sonte ajo mësoi se kush do të jenë kundërshtarët e saj.

Kombëtarja jonë do të ndeshet me 3 ekipe të tjera dhe ato janë: Republika Çeke, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Përsa i përket kundërshtarit të parë, mund të themi se Shqipëria ka një eksperiencë mjaft pozitive, pasi kombëtarja jonë, në kualifikueset e Euro 2024, ka barazuar me Çekinë në shtëpinë e saj dhe e ka mundur në Air Albania me rezultatin 3-0.

Përsa i përket Ukrainës dhe Gjeorgjisë, mund të themi se Shqipëria nuk ka ndonjë eksperiencë me ta, por nuk duhen nënvlerësuar si kundërshtarë.

Shqipëria do të luajë 3 ndeshje në shtëpi dhe 3 jashtë, me synim ngjitjen e saj në Ligën A.