Home SPORT UEFA ndëshkon Rusinë, zhvendos stadiumin ku do të luhet finalja e Champions...

UEFA ndëshkon Rusinë, zhvendos stadiumin ku do të luhet finalja e Champions League

10

Zyrtare, finalja e Champions League nuk do luhet në Shën Petersburg.

UEFA mori këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, për shkak të situatës së krijuar  nga agresioni rus në Ukrainë.

Komiteti Ekzekutiv ka vlerësuar situatën mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe në shenjë solidarizimi më popullin ukrainas, ka zhvendosur vendin ku do të mbahet finalja.

Tashmë është vendosur që finalja e madhe e Ligës së Kampionëve të luhet në Paris.

Ky është një nga sanksionet me të cilat po përballet Rusia, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë vendosur dhjetra sanksione ekonomike, në përpjekje për ta bërë Putin që të heqë dorë nga plani i tij për të pushtuar Ukrainën.

Këtyre zhvillimeve të ethshme nuk iu ka shpëtuar as bota e futbollit, ku sportistë të huaj të mbetur në Ukrainë, iu kanë bërë thirrje qeverive të tyre, që ti shpëtojnë nga aty, edhe pse dihet që  rrugët ajrore janë të mbyllura.