Sipas Ministrisë së Jashtme, 2,389 fëmijë nga Donbasi i kontrolluar nga Rusia janë “deportuar ilegalisht” në Rusi.
“Faktet e rrëmbimit të fëmijëve, si dhe fakte të tjera të krimeve të okupatorëve rusë kundër civilëve në Ukrainë, po hetohen nga agjencitë e zbatimit të ligjit”, njoftoi ministria.
Ndërkohë që nga dita e parë e pushtimit rus, mbi 1.3 milionë fëmijë ukrainas janë larguar nga vendi.
