Guvernatori i Odesës Maksym Marchenko ka publikuar në Telegramin një video ku ai pretendon se një anije ruse e cila po transportonte armë, municione dhe personel është goditur nga një raketë ukrainase.

”Mëngjesin e sotëm në Detin e Zi, rimorkiatori i Flotës së Detit të Zi “Vasily Bekh” u godit nga raketa teksa transportonte municione, armë, personel dhe SAM “TOR” për në ishullin e gjarpërinjve. Urime ekipit të kryqëzorit “Moska”!

Kjo video e paverifikuar po qarkullon edhe në rrjetet sociale