Sot është shënuar dita e 28 e luftës Rusi-Ukrainë, me sulme të vazhdueshme që nuk po shkatërrojnë vetëm qytetet por po pengojnë edhe evakuimin e civilëve. Sipas Pentagonit dhe autoriteteve lokale në Makariv, një qytet në perëndim të Kievit, flamujt ukrainas po valëviten sërish, shkruan BBC

Policia lokale madje publikoi një video, ku po qarkullonte në qytet për të vlerësuar numrin e ndërtesave të shkatërruara apo dëmet në disa të tjera. Por kjo nuk është një pamje që mund ta shohim vetëm në perëndimn të vendit. Në jug forcat ruse ndodhen gjithashtu 100 km larg Voznesenk.

Forcat ukrainase kanë treguar rezistencë të fortë, madje së bashku me ndihmën e një grupi vullnetarësh kanë shkatërruar një autokolonë të blinduar ruse. Skena të ngjashme kanë ndodhur edhe në qytetin port të Khersonit, qyteti i parë që ra në duart e forcave pushtuese, raporton abcnews.a

Një tjetër qytet, i cili është në sulmet e vazhdueshme të forcave ruse është edhe Mariopul, ku forcat ruse po përballen me rezistencën e fortë të ukrainasve. Forcat ukrainase kanë marrë në kontroll disa territore në jug të vendit.

Justin Bronk nga instituti i mbrojtjes dhe sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar tha për BBC-në tha se forcat ruse mund të ndryshojnë taktikat e luftës.

“Rusët kanë dështuar në planin e tyre të pushtimit. Kështu që tani ata po përpiqen të ndryshojnë strategjitë, veçanërisht rreth Mariupolit dhe jugut,” tha ai.

Nëse rusët marrin kontrollin e Mariupolit, i cili është rrethuar prej javësh dhe po vuan nga mungesat e furnizimeve jetike, atëherë ata mund të ripoziciojnë trupat ushtarake, fillimisht në rajonin lindor të Ukrainës Donbas dhe më pas ndoshta në qytetin verilindor të Kharkiv.

Por nëse, Ukraina vendos forcat e saj në Irpin dhe rrethinat e tjera si Makariv në perëndim të Kievit, kjo mund të pengojë planet e Moskës për të marrë kontrollin e  kryeqytetit.

“Në thelb, ajo që forcat ukrainase po përpiqen të bëjnë është të pengojnë tentativën e rusëve për të rrethuar Kievin, që gjë që do t’i detyronte rusët të tërhiqeshin, ose do të detyronte Rusinë  të forconte trupat e saj dhe të “ shkelte” mbi focat ukrainase duke vendosur më pas trupat e saj në Kiev.

/abcnews.al