Fillimi i shkurtit dobëson valën
Ditët e para të muajit Shkurt po shënojnë ulje të infektimeve nga Covid 19 dhe varianti Omicron. Ndryshe nga javët e para të janarit, kur Omicron ishte në kulmin e përhapjes, këtë periudhë numri i infektimeve ka pësuar rënie.
Epidemiologët tregojnë se ka ende raste brenda institucioneve arsimore, fëmijë dhe mësues të infektuar, por në shifra më të ulëta se javë më parë. Shumë nga qytetarët shprehen se ka një ndërgjegjsim të masave në lidhje me respektimin e masave anti-Covid . Shumë prej tyre përveçëse vaksinimit respektojnë edhe masat e tjera.
Qytetet me nivelin më të lartë të vaksinimit e kanë kaluar më lehtë këtë variant. Krahasuar me javët e para të janarit, në ditët e para të shkurtit, janë përgjysmuar infektimet ditore, por po megjithatë shqetësuese janë rritja e humbjeve të jetës.