Investimi kushtoi 1 miliard e 200 milione lekë

Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik sa I takon qarkut të Elbasanit.Projekti i Rilindjes urbane i realizuar rreth 3 vite  me pare ne bashkinë Belsh i dha nji pamje krejt te re qendrës se qytetit.  Investimet e kryera I ndryshuan fasadën dhe I dhanë një hov zhvillimit të turizmit . Shëtitorja e rimodeluar është një atraksion më vete për këdo që viziton Belshin.

Por teksa kanë kaluar vetëm 3 vite nga investimi gjendja e infrastrukturës ka ardhur duke u degraduar për shkak të dëmtimeve .Në qendër të qytetit stolat për pushuesit janë të dëmtuar dhe infrastuktura në përgjithësi ka probleme. Qytetarët thonë se përgjegjesia kryesor është e njerëzve të papërgjegjshëm që dëmtojnë pronën e përbashkët.

 Projekti i Rilindja urbane në bashkinë e Belshit kushtoi 1 miliard e 200 milione lekë por teksa  kanë kaluar vetëm 3 vite investimi po shkon drejtë degradimit.