Linjat e transportit ndërkombëtar drejtë falimentit

Rregullat e vendosura nga shumë vende të bashkimit Europian sa I takon kufizimit të lëvizjes së lirë duket se po ndikojnë në uljen drastike të numrit të personave që udhetojnë drejtë këtyre vendeve. Kufizimet e vendosura nga shtetet fshqinje si Italia kanë bërë që numri i udhëtarëve të jetë shumë i vogël dhe i papërfillshëm krahasuar me dy vite më parë.

Më të prekur duket se janë linjat e transportit Shqipëri-Itali. Edhe pse prej 1 viti tani autobuzët të cilët transportojnë pasagjerë i janë kthyer normalitetit,numri i pasagjerëve ka patur një rënie të ndjeshme duke shkaktuar shqetësim tek pronarët por edhe punonjësit  të cilët janë të punësuar për humbjet.

 Ato shprehen për “Egnatia News” se numri i pasagjerëve ka rënë ndjeshem dhe maksimumi i atyre që mund të transportojnë varion nga 10 deri në 12 pasagjerë por ka dhe raste që i duhet të bëjnë rrugë qoftë dhe për 2 pasagjerë.

Ulja e numrit të pasagjerëve si dhe rritja e çmimit të karburantit janë dy nga faktorët të cilët po bëjnë që ky sector të shkojë drejët falimentit.