Dështimet e shumta te Barcelona, të papritura dhe të

Dështimet e shumta te Barcelona, të papritura dhe të dhimbshme i kanë ngulitur në mendje presidentit Joan Laporta që të marrin masa drastike dhe të bëjnë revolucion total në skuadër. Dhe kjo gjë ndodh duke prekur hierarkinë, e cila deri tani ka qenë e paprekur dhe lojtarët e rëndësishëm janë trajtuar ndryshe nga të tjerët. Është e vërtetë se e ardhmja e Kumanit duhet të vendoset shumë shpejt për të parë ndryshimet që do të vijnë në vonë.

Barcelona bëri disa hapa falsë me skuadra të vogla si Granada, Levante, Selta dhe Eibari, por gjithashtu edhe kundër Atletikos. Me këtë panoramë, e cila është fokusuar vetëm te fundi i sezonit, por edhe te dështimet gjatë vitit do të merren vendime drastike. Por, nuk duhet parë vetëm Kumani, duhen parë edhe lojtarët. Duhet vendosur nëse edhe disa prej tyre do të largohen apo do të vendoset statusi i të paprekshmit për ta.

Dalim në përfundimin që ka një grup kampionësh, të cilët konsiderohen si të rëndësishëm dhe me ata duhet biseduar e ardhmja. Sipas burimeve pranë presidentit, Mesi nuk është pjesë e këtij grupi lojtarësh sepse Laporta kërkon që t’ia rinovojë kontratën me çdo kusht kapitenit.

Në nivelin sportiv dhe në nivelin e marketingut, ky lojtar quhet i paprekshëm. Por, duke lënë mënjanë Mesin, ka futbollistë të tjerë që formojnë shtyllën kur rizore të Barcelonës dhe kanë fituar shumë trofe, por që gjithashtu edhe janë turpëruar në disa ndeshje si në Romë, Liverpul, Lisbonë dhe Paris. Në fundin e sezonit që lamë pas u larguan disa prej tyre si Suarez, Rakitiç dhe Vidal.

4 “FAJTORË” – Të njëjtat burime që konfirmojnë qëndrimin e Leo Mesit, bëjnë me dije se disa lojtarë të rëndësishëm duhet të rishikojnë kontratën e tyre dhe të pranojnë ulje të rrogës. Laporta do të ulet në bisedime me lojtarë si Serxhi Roberto, Serxho Buskets, Xherard Pike dhe Antuan Grizman. Të gjithë duhet të pranojnë shkurtimin e pagës pasi në të kundërt mund të largohen. Por, nuk janë të vetmit, edhe lojtarë si Neto, Umtiti, Xhunior, Pjaniç, Kutinjo, Breithueit dhe Mateus do të flasin me presidentin për të vendosur të ardhmen.