Në Shkozë pritet të nisë sot shembja e banesave të cilat ndodhen në gjurmën e Unazës së Madhe. Në këtë zonë janë rreth 15 banesa që pritet të prishen, dhe kjo që shihni në pamje do të jetë e para.

Mësohet se banorët po bëjnë rezistencë pasi janë shprehur se nuk ka vendim nga IKMT për prishjen.

Familjarët ndodhen brenda në banesë ndërsa në vendngjarje është e pranishme edhe FNSH. /abcnews.al/