Në seancën e sotme plenare në Kuvend është zhvilluar një debat mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji. Ky i fundit kërkoi interpelancë me Ministrin e Brendshëm.

Salianji ka hedhur një sërë akuzash drejt ministrit sa i përket kriminalitetit në vend. Ai i kjtoi ministrit se personat me rekordet me të rënda kriminale kanë arritur që të largohen dhe t’i shpëtojnë gjithnjë policisë.

“Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela? Kur e di Daily Maily që lëviz nëpër Tiranë, i bie që s’ka vullnet. Po Fatos Goxho. Po Martinaj? Gjallë a vdekur? Capajt? Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni,” tha deputeti demokrat Ervin Slianji gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Po ashtu, Salianji ka akuzuar policinë e shtetit se ka lajmëruar 5 minuta para Ervis Martinajn që të largohej nga hoteli. /abcnews.al/