YouTuber-i mjaft i njohur Lewis Hilsenteger (aka Unbox Therapy) ka publikuar disa të dhëna të reja të iPhone 13 Pro Max dhe ato që tërheqin vëmendjen janë përmasat e reja.
Kamerat më të mëdha të iPhone 13 Pro Max
Moduli i kamerave të përdorura në iPhone 13 Pro Max (diametri 16.99mm) është më i madh krahasuar me modelin aktual 12 Pro Max (diametri 14.1mm), afërsisht 20% më i madh. Modulet më të mëdha nënkuptojnë vendosjen e sensorëve më të mëdha në smartphone, të cilat fusin më tepër dritë dhe rrisin kualitetin e fotografive, sidomos në ambiente me pak dritë. Specifikat e detajuara të kamerave nuk janë zbuluar akoma, por kamera ultra-wide pritet të përfitojë më tepër nga këto sensorë.
Notch-i i zvogëluar i iPhone 13 Pro Max
Një tjetër ndryshim i madh për iPhone është reduktimi i përmasave të notch-it të famshëm me 30% nga 34.62mm në 26.31mm. Kjo gjë u arrit falë lëvizjes së speakerit në pjesën e sipërme të smartphone-it. Në këtë mënyrë notchi do të përmbajë të gjithë elementët ekzistues dhe do të jetë më I vogël.
Përmasat e iPhone 13 Pro Max
Një ndër gjërat që nuk kanë ndryshuar janë pikërisht përmasat e iPhone-it, duke ruajtuar të njejtën formë me paraardhësin. Vendosja e butonave gjithashtu nuk ka ndryshuar dhe porta lightning është prezente, duke hedhur poshtë zërat për një model “portless” këtë vit.