Si një nga platformat më të përdorura në botë, është e qartë që Facebook përfiton mjaft nga përdoruesit e saj. Mirëpo si fiton para Facebook ndërkohë që ofrohet falas? Sigurisht nëpërmjet reklamave.

Website-i chatr.co vendosi të bënte një llogaritje të thjeshtë për të kuptuar se sa vlen një përdorues për Facebook në termin e përfitimeve. Duke konsideruar $26 miliardë të përfituara nga rrjeti social vetëm në një 3 mujor, përllogaritet se fitimi nga një përdorues gjatë kësaj periudhe të jetë rreth 48 dollarë.

Pra, ne vlejmë $16 dollar në muaj për Facebook. Sigurisht vlen të thekësohet se të dhënat e marra në konsiderim i përkasin përdoruesve amerikanë dhe kanadezë.

Nëpërmjet këtyre informacioneve kuptojmë se pse Facebook u revoltua shumë nga masat e marra nga Apple për rritjen e privatësisë. Tani gjigandi i teknologjisë kërkon të fokusohet më tepër në platformën Marketplace, për të kompensuar humbjet që mund të vijnë nga politikat e ndjekura nga Apple. Sot Marketplace numëron 1 miliardë përdorues aktivë, me 1 milionë dyqane virtuale në aktivitet.