Mbrëmjen e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për dorëheqjen e tij, duke u shprehur se nëse do të humbte në zgjedhje të ndershme e të lira, atëherë do të jepte dorëheqjen.

I ftuar në Abc, Lulzim Basha deklaroi se një kryetar partie duhet të japë dorëheqje të vërtetë dhe jo nga ato që rikthehet përsëri nëse humbet një palë zgjedhje, mjafton që të jenë të lira e të ndershme.

Për kreun e PD-së, në 25 prill ndodhi një masakër zgjedhore, prandaj ai nuk mund të jete dorëheqjen, por tashmë është i vendosur për t’i shkuar deri në fund msakrës.

“Një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Dorëheqja nuk është fjalë gojë. Dorëheqja gjoja për të ikur dhe për t’u kthyer prapë është mashtrim. Statutin nuk e vendos unë por kuvendi. Kuvendi ka vendosur që dorëheqja të mos jetë në statut. Egziston mundësia që të fragmentizohet partia sepse punohet për rrëzimin e kryetarit. Mjaftojnë një palë zgjedhje të lira e të ndershme që një kryetar nëse nuk fiton të japë dorëheqjen. Nëse ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe nëse je vetë në qeveri dhe humb zgjedhjet, qoftë dhe jo të lira e të ndershme, atëherë duhet të largohesh. Damkën këtyre zgjedhjeve ja kanë vendosur shqiptarët.  Nëse nuk do kisha konstatuar masakrën zgjedhore të 25 prillit, padiskutim që do të kisha dhënë dorëheqjen. Por në kushtet e masakrës beteja do të shkojë deri në fund”, u shpreh Basha.