Kryeministri Edi Rama dhe deputetët e opozitës janë përfshirë ne debate dhe replika, deri në ofendime personale. Fjalët “Kope” dhe “Budalla” që kreu i qeverisë përdori në parlament ka nervozuar deputetët e opozitës.
Rama u shpreh gjatë replikave se ai nuk e ka problem që ti thonë budalla, pasi sipas tij ky është një opinion. Por u shpreh se nuk e pranon ti thonë kriminal apo hajdut, pasi kjo është akuzë penale.
“Te gjuha fillon problemi. Ne kemi probleme të mëdha që na ndajnë në shumë gjera, por tek gjuha e kemi problemin kryesor. Sepse ju keni një nivel të gjuhës shqipe që është nivel bazik, i ulët fare. Do më falni për mungesën e modestisë, por ne e kemi cik ndryshe punën e gjuhës. Unë nuk i thashë asnjërit nga ju që ti je budalla.
Po ti thosha ashtu kjo është fyerje. Unë ju thashë keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse ju në një moment u ndjetë dele ky është problemi juaj. Kur njerëzit bien në nivelin tuaj kthehen në kope.
Këto janë mënyra të të shprehurit. Nëse do të hyjmë tek gjuha parlamentare juve nuk duhet të hynit në parlament kurrë, sepse juve nuk thoni thjesht fjalë fyese, por juve shani me fjalë që përbëjnë akuza penale. Për mua nëse dikush më thotë budalla nuk kam asnjë problem. Nëse më thotë kriminel, patjetër e kam probleme.
Ju thjesht vërtetoni atë që them unë dhe prandaj nuk ju voton njeri. Prandaj ai i vdekur u çua dhe ju mori përpara. Në fund të ditës njerëzit nuk shohin asnjë ndryshim nga ju. Prandaj të tjerët thonë ne po shkojmë pas atij se ai është ori9gjinali.
Ministria juaj e Kulturës kalanë e Lezhës e bëri me disko dhe e kthehu në një hapësire ku merrej drogë me shiringa
Ju jeni fundi dhe kumbi tek bova, nuk keni lidhje me çfarë flisni dhe jeni out dhe nuk mbani asnjë përgjegjësi për atë që thoni”, tha Rama.