Përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, përmes një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Mira Rakacolli – Drejtoreshë e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, kanë kërkuar ndryshim të masave kufizuese të Covid-19.
Sipas tyre këto masa po i penalizojnë në sezonin turistik dhe shërbimet për turistët e huaj.
Ata kanë dy kërkesë, ku e para është heqja e orës policore pasi sipas tyre turistët që vijnë nga jashtë u qëllon që të udhëtojnë natën nga aeroporti i Rinasit dhe shpesh herë janë penalizuar nga policia për shkak të masave kufizuese të covid-19.
Kërkesa e dytë e Unionit Turistik Shqiptar, lidhe me shtyrjen e orës së lejimit të muzikës. Ata kërkojnë që muzika të lejohet deri në mesnatë në orën 00:00 dhe jo siç është tani deri në orën 22:00.